Evi Kokalari publikon fotot me pullë të kuqe të Bleona Qeretit: Fatkeqësi! Ky është niveli i njerëzve vërdallë foltores

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari dikur mbështetëse e flaktë e Sali Berishës nuk ka ndalur sulmet pas Foltores, ish-kryeministrit dhe të tjerët që mbështesin këtë të fundit.

Madje Kokalari ka publikuar disa foto të Bleona Qerretit nga platforma “On.ly Fa.ns” që është një faqe + 1 8, ku sulmon ashpër këngëtaren, e cila thekson se sot do t’i jap mbështetje Belind Këlliçit nga Republikanët, ku sipas saj të vetmin që njeh e njeh prej saj.

Reagimi i plotë:

Dhe Xhesika Berberi mbështet Erionin? Çiljeta iku. Luizi iku. Olta iku.

Mos çani kokë. Ju keni Bleonën, që i premtoi Këlliçit ”d.irt” për mua, të marrë (gjoja) nga Republikanët Amerikan. Ndërkohë të vetmin Republikan që njeh e takoi pikërisht nga unë!!

Ore, ka një arsye që ju po ju ikin të gjithë. Të ndërtosh një relacion miqësie, profesionale etj, është kollaj. Të dish ti mbash njerëzit është vështirë dhe është art më vete, dhe këto aftësi nuk blehen.

Bah, sa shumë kam për të thënë për këtë temë, shumë!!

Ndërkohë, nga do që shikoj këto kohë, ky është niveli i njerëzve vërdallë foltores. Farkeqësi!