Gazetaz

  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Shendet
  • Showbiz
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Estrada pagoi tatime edhe pse shteti ua ndaloi punën – Në vitin 2020 nga këngëtarët u inkasuan 233 mijë euro

Estrada pagoi tatime edhe pse shteti ua ndaloi punën – Në vitin 2020 nga këngëtarët u inkasuan 233 mijë euro

admin
January 3, 2021 No Comments

Gjatë vitit që lamë pas buxheti i Republikës së Kosovës nuk përfitoi as për afër tatime nga këngëtarët krahasuar me vitet paraprake.

Moslejimi i koncerteve në kuadër të ndalimit të tubimeve, kufizimet për lokalet e natës, orari i lëvizjes dhe mbyllja e kufijve bënë që estrada kosovare të jetë në qendër të vëmendjes përgjatë periudhës së pandemisë.

Këngëtarët që rëndom ushtronin lirshëm veprimtarinë e tyre, në vitin 2020 nuk i patën rrethanat e njëjta. Masat e qeverisë që ndryshonin në periudha të caktuara kohore, secilën herë goditën rëndë fushën e rekreacionit, konkretisht mbajtjen e koncerteve, dasmave dhe tubimeve tjera, të cilat paraqesin bazën kryesore të mbijetesës së këngëtarëve në Kosovë.

Respektivisht, këto rrethana ia pamundësuan edhe shtetit që të përfitojë nga tatimet në fitim të këngëtarëve.

Administrata Tatimore e Kosovës në një përgjigje të cilën ia ka dhënë Telegrafit, ka lënë të kuptohet se gjatë 2020-tës, janë mbledhur gjithsej 433 mijë euro më pak tatime nga këngëtarët se në 2019.

Pra, gjatë tërë vitit 2020 janë inkasuar gjithsej 244 mijë euro tatime nga estrada kosovare, krahasuar me një vit më herët kur ishin mbledhur 677 mijë euro.

“Gjatë vitit 2019 nga kategoria e veprimtarisë Argëtimit dhe Rekracionit janë mbledhur të hyra në shumë prej 677 mijë euro, ndërsa në vitin 2020 të hyrat e mbledhura ishin 244 mijë euro. Si çdo veprimtari tjetër edhe veprimtaria ku bëjnë pjesë këngëtarët është subjekt i tatimit. Prandaj, duke pasur parasysh se sistemi i deklarimit në Kosovë është sistem i deklarimit vullnetar të të hyrave, kjo kategori ka paguar tatime, ku të dhënat e fundit u cekën më lartë. Përveç kësaj, ATK bazuar në Ligjin mbi Administratën Tatimore dhe procedurat, Neni 19, ka të drejtë të bëjë vlerësimin për tatim, aty ku beson se informatat e siguruara në deklaratën tatimore nuk janë të sakta”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.

Marrë parasysh se në Kosovë nuk u lejuan tubimet dhe organizimet tjera, një pjesë e madhe e estradës punën e saj e organizoi jashtë Kosovës.

Shqipëria si vend bregdetar, me përqendrim të madh të turistëve pavarësisht rrethanave të rënda ishte vendi ku artistët kosovarë të muzikës organizuan ahengje festive, e madje edhe performuan.

Sidoqoftë, bazuar në marrëveshjet tatimore ndërkombëtare që ka Kosova, këngëtarët duhet të paguajnë tatimet në shtetin ku performojnë.

Pra, nëse ata organizojnë koncert në Shqipëri, tatimet në fitim i paguhen shtetit shqiptar, dhe jo atij të Kosovës.

Kosova ka Marrëveshje Tatimore Ndërkombëtare, që bazuar në këto marrëveshje pagesa e tatimit për të ardhurat e këngëtarëve bëhet në vendin ku realizohet këndimi/shfaqja. Prandaj nëse aktiviteti është realizuar në shtetin tjetër dhe jo në Kosovë, pagesa e tatimit duhet të bëhet atje. Ndërsa me shtetet të cilat nuk kemi marrëveshje, pagesën e tatimit prapë duhet ta bëjnë në shtetin ku realizohet këndimi/shfaqja, në formën e tatimit të mbajtur në burim në të ardhura”, thuhet tutje në përgjigjen e ATK-së.

Duke qenë se ende nuk ka ndonjë datë të përafërt të kthimit të normalitetit të situatës, masat kufizuese të qeverisë vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Në këtë kuadër, rreptësisht të ndaluara mbesin organizimet e dasmave, koncerteve dhe tubimeve të tjera ku mund të jenë prezent numër i madh personash. Kjo nënkupton se normalitet në aspektin e ushtrimit të profesionit nuk do të ketë as për këngëtarët, e në këtë kontekst as të ardhura sa kishte viteve të kaluara.

Në një situatë të tillë, edhe për këngëtarët do të ketë lehtësime nga ATK. Këta të fundit thonë se po zbatojnë një mundësi të pagesës së borxhit tatimor përmes kësteve.

Pra, kjo nënkupton që përqindja tatimore e obligueshme me ligj mund të paguhet në shuma më të vogla, në një periudhë më të gjatë.

E megjithatë, për të përfituar nga kjo mundësi, një individ duhet të plotësojë disa kritere ligjore.

“ATK në fillim të vitit 2021, do të aprovojë planin vjetor 2021 të punës. Sipas këtij plani nuk ka ndonjë formë tjetër shtesë për mbledhjen e të hyrave përveç asaj që parashihet me ligj. Një lehtësi së fundi që është duke u zbatuar, është mundësimi i pagesës së borxhit tatimor me këste përmes marrëveshjes me këste. Për këtë, duhet të plotësohen disa kritere ligjore për të pasur të drejtë tatimpaguesi të përfitojë nga kjo. ATK është institucion ekzekutiv i cili ka për qëllim që të zbatojë legjislacionin tatimor në mënyrë të njëtrajtshme, që nënkupton se nuk ka mandat që të ulë shumën e tatimit. Kjo është më tepër e nivelit qendror politik bërës, që nevojitet ndryshim të bazës ligjore”, kanë thënë në fund ATK.

Kujtojmë se pas pasojave ekonomike të pandemisë dhe masave të vëna nga qeveria, këngëtarët kosovarë kishin organizuar edhe protesta. Kërkesë kryesore e tyre ishte lejimi i mbajtjes së dasmave, dhe atë nën kushtet e përcaktuara nga institucionet shëndetësore të Kosovës.

Megjithatë, kjo nuk ishte bindëse për qeverinë e cila vazhdon që në ballë të masave restriktive të mbajë mbylljen e klubeve të natës, ndalimin e dasmave e tubimeve dhe kufizimin rigoroz të orarit të lëvizjes.

Post Views: 11

Post navigation

19-Vjeçarja Dha Shpirt Nga Sëmundja E Ligë/ I Riu Shqiptar Që Do I Dhuronte Veshkën Në Dëshpërim Të Thellë: Nuk E Shpëtova Dot
Çaj Për Humbje Peshe Dhe Qetësimin E Nervozës: Ju Duhen Vetëm Arra Dhe Ujë

Related Articles

“Adem Jashari është Jezus Krishti, i dërguari i zotit për Kosovë” (Video)

admin
March 8, 2021 Comments Off on “Adem Jashari është Jezus Krishti, i dërguari i zotit për Kosovë” (Video)

Ramush Haradinaj: Kosovës i duhet një President i fortë që përballet me Serbinë e Vuçiqit

admin
March 8, 2021 Comments Off on Ramush Haradinaj: Kosovës i duhet një President i fortë që përballet me Serbinë e Vuçiqit

Ish-pjesëtari i UÇK-së pa strehë për vete dhe familjen (VIDEO)

admin
March 8, 2021 Comments Off on Ish-pjesëtari i UÇK-së pa strehë për vete dhe familjen (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

Recent Posts

  • “Adem Jashari është Jezus Krishti, i dërguari i zotit për Kosovë” (Video)
  • Ramush Haradinaj: Kosovës i duhet një President i fortë që përballet me Serbinë e Vuçiqit
  • Ish-pjesëtari i UÇK-së pa strehë për vete dhe familjen (VIDEO)
  • Vjen paralajmërimi i ”Fríkshëm” nga Amerika për Serbinë !!
  • Zvicra do ndalojë dy llojet e veshjeve të grave myslimane në ambiente publike

Recent Comments

    Archives

    • March 2021
    • February 2021
    • January 2021
    • October 2020

    Categories

    • Kuriozitete
    • Lajmet E fundit
    • Shendet
    • Sport

    Meta

    • Log in
    • Entries feed
    • Comments feed
    • WordPress.org
    Copyright 2018. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes
    We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
    Cookie settingsACCEPT
    Manage consent

    Privacy Overview

    This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
    Necessary
    Always Enabled

    Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

    Non-necessary

    Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.