




Duke nisur nga mesnata një pjesë e territorit të vendit tonë u pu shtua nga reshjet e shiut, ndërsa moti i paqëndrueshëm pritet që të vazhdojë për gjatë gjithë ditës së sotme.
Vija bregdetare e Durrësit ka qenë ndër më të g od iturat nga reshjet e shiut. Plazhi, që sot është bra ktisur për shkak të reshjeve të shiut, që janë shoqëruar me stu hi dhe rru fe.




Një pritje zhg ënjyese ka qenë moti sot në Durrës edhe për tre mijë pasagjerë që zbritën nga tragetet. Shqiptarë dhe të huaj që erdhën për të pushuar u sht angën nga moti i keq, por që nuk do të vazhdojë gjatë.




Ballkani po god itet nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë”, i cili shkaktoi përmb y tjet v de kj eprurëse në Gjermani dhe Belgjikë.
Ashtu siç ishte parala jmëruar nga sinoptikanët, Shqipëria është përfshirë mëngjesin e kësaj të diele nga reshje dhe rebeshe të shkurtra shiu. Pak minuta shi mjaftuan në Durrës për të shfaqur problematika në disa rrugë.




Ujrat nga kodrat e qytetit krijuan rrëketë e zakonshme që zbresin në rrugën “Aleksandër Goga” dhe me tej.
Shi i shoqëruar me br eshër, vet ëtima dhe erë të fortë pati dhe në Lushnjë. Reshjet zgjatën për disa minuta, por pa krijuan probleme të mëdha përveç prezencës së ujit në rrugë.




Reshje të dendura shiu u regjistruan edhe në qytetin e Fierit. Kryeqyteti gjithashtu u zgjua nga reshje të dendura shiu që zgjatën për disa minuta. Deri më tani nuk raportohet për pro bleme.
Po ashtu, ndryshimi i kushteve atmosferike ka shk aktuar vonesa të vogla në mbërritjen e trageteve nga portet italiane në portin detar të Durrësit.




Paraditen e sotme, në port kanë mbërritur rreth 1 orë më vonë se parashikimi 2 tragetet e linjës Bari-Durrës, ndërsa trageti i Ankonës nuk ka pasur vonesa.
Katër mijë udhëtarë kanë mbërritur me tragete nga Italia në portin detar të Durrësit. Deti regjistron një forcë prej 4-5 ballësh, e cila nuk e ka ndërprerë lundrimin detar.




Kapiteneria e Durrësit bën me dije se forca e detit nuk do të jetë problem për lundrimet në orët në vazhdim, ndërsa reshjet e shiut do të karakterizojnë motin në bregdet edhe gjatë ditës së hënë.
Shqipëria do të mbetet në periferi të stuhisë që ka prekur Europën dhe ka shkaktuar bilance tragjike me Gjermaninë që është epiqendra e saj.




Sinoptikanët parashikojnë mot kryesisht të freskët deri në datën 25, kur sërish rikthehen valët e të nxehtit afrikan me temperaturë që do ta kalojnë 40 gradë Celcius.