




Një vajzë dy-vjeçare v diq pasi u la në makinë nga dadoja për më shumë se shtatë orë. Ngja rja ndodhi në Homestead, Florida. Gruaja, Juana Perez-Domingo, 43 vjeç, u arr estua me ak uzën e v ra sjes me dashje. Sipas asaj që u rindërtua nga policia, siç raportohet nga media lokale, Perez-Domingo shoqëroi fëmijën në çerdhe, por e gjeti të mby llur. Prandaj vendosi ta merrte fëmijën në shtëpinë e saj, por u shpërqendrua dhe e harroi në makinë.




Pas rreth shtatë orësh, gruaja u kthye në makinë dhe kuptoi se ajo e kishte lënë fëmijën në diell të lidhur me rripin e sigurimit. Sipas policisë, në atë moment, Perez-Domingo kontaktoi nënën e fëmijës. Pasi u nxor nga makina , foshnja u transportua në Spitalin Baptist Homestead, ku u shp all e v dekur nga personeli mjekësor, ndërsa pritet përgjigja e autopsisë.




“Ajo më v rau vajzën time të vogël, nuk di çfarë të bëj “, tha nëna e vogëlushes. Policia gjithashtu tha që Perez-Domingo nuk ka patentë për të drejtuar mjetin. Sipas kidsandcars.org, në vitin 2021 janë shënuar 26 fëmijë që v diqën në mënyrë të ngj ashme në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2019, ishin 53. /Opinion.al