
Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 artisti i madh shqiptar Guljelm Radoja. Aktori ka ndërruar jetë në spitalin Covid 2 në Tiranë, ku po mbahej i int ub uar.
Radoja ka humbur be te jën me virusin e rr ezi kshëm Covid-19 në moshën 75-vjeçare.
Aktori, i cili ishte infektuar me Covid-19 dhe sëmundja i la pasoja serioze në mushkëri, u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Prej më shumë se një muaj, aktori ndodhej i shtruar në reanimacionin e Spitalit të Durrësit.
Prej disa javësh, miqtë e aktorit bënë thirrje në rrjetet sociale dhe kërkuan ndihmë që Guljelm Radoja të kurohej jashtë vendit. Por sipas mjekëve në Durrës, ishte i vështirë dhe transporti drejt Tiranës, ndërsa dje u gjet mundësia për ta transferuar aktorin tek Covid 2. Por më datën 5 maj, aktori mbylli sytë përgjithmonë.




Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës.




Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.



