




Ditën e sotme ai zhvilloi një konferencë me Kryeministrin Edi Rama dhe menjëherë më pas ngurroi të takojë edhe kryedemokratin. Bëhet fjalë për Komisionerin për zgjerim të BE, Oliver Varhelyi i cili sapo ka zhvilluar dhe një takim kokë më kokë me Lulzim Bashën në aeropotin Nënë Tereza. Ajo çfarë dihet deri tani është se takimi zgjati rreth 20 minuta por ende nuk dihet se çfarë u diskutua mes tyre. Para zgjedhjeve të 25 prillit, Oliver Varhelyi i tha Ramës se do të ndjekë me vëmendje rezultatin final duke u siguruar që zgjedhjet të kenë transparencë maksimale.




“Sa i përket rezultatit, e kam ndjekur nga afër, çka thënë OSBE. Mendoj se pas një fushate mjaft të zjarrtë, na nevojiten rezultate të qarta përfundimtare. Ka filluar procesi apo apelimi, duam të shohim të gjitha parregullistë apo blerjen e mundshme të votave, të ndiqet nga autoritetet gjyqësore, pas këtij procesi na duhen rezultatit. Pas tij na duhet që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë nga puna edhe shumë shpejt për Reformat e BE. Pa një parlament të plotë nuk ecni dot drejt rrugëtimit të BE. Ka ende mjaft punë për të bërë.” tha Varhelyi.
SHTYPNI NE HAPESIREN E MEPOSHTME REKL.AMUESE QE TE LEXONI ME TEPER…



