




Në Shqipëri pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vr anësira kalimtare në disa vise. Temperaturat pritet të shënojnë ulje të lehta për shkak të depërtimit të disa masave pak më të freskëta ajrore nga deti. Shumë nxehtë nesër pritet edhe në Maqedoninë Veriore dhe Kosovën lindore.




Të premtën në Kosovë paradite nxehtë, ndërsa pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rre beshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Së bashku me rre beshet e fu qishme lokale do të vijë edhe freskia, por vende-vende mund të ketë rreb eshe mjaft intensive të cilat mund të shkaktojnë disa pro bleme.




Rrebeshet më intensive të premtën priten në veri dhe verilindje të Kosovës, ndërsa më të pakta ose hiç fare në perëndim dhe veriperëndim të vendit.




Të paktën kështu indikojnë modelet. Rrebeshe lokale të premtën pasdite priten edhe ni disa vise në Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe skajin verior të Malit të Zi. Në Shqipëri kryesisht pa reshje.




Për fundjavë na pret mot shumë i paqëndrueshëm dhe i ndryshueshëm. Priten ulje të temperaturave, por nganjëherë pritet të jetë zagushi me ndonjë interval kohor me diell. Priten rre beshe të shpeshta shiu me vetë tima dhe bub ullimë sidomos pasditeve, mbrëmjeve dha natën. Vende-vende mund të ketë rrebeshe mjaft intensive me vetë tima dhe bub ullima masive të cilat mund të shkaktojnë përm b ytje të shpejta në disa lokacione./Meteoballkan