




Edhe një ditë na ndan nga festa e të dashuruarve, Shën Valentini. Arbana Osmani ka treguar një sekret të saj duke e ndarë me ndjekësit e shumtë, po ashtu e ka dhënë edhe si këshillë për të gjithë të dashuruarit.




“Këshilla numër 1 për ditën e Shën Valentinin, por edhe për ditët normale: Surprizoni të dashurin me mëngjesin e preferuar në krevat!”, ka shkruar ajo krahas fotos, ku shfaqen dy toste me avokado dhe vezë.
Përveç faktit që ky gjest është shumë i këndshëm, mëngjes si ky i Arbanës duhet të mësojmë të gjithë të gatuajmë, sepse është i shëndetshëm. Dashuria kalon nga stomaku, nuk thonë kot, ndaj merrni shembull nga Arbana.
Arbana dhe Eduarti tashmë i gëzohen dhe djalit të tyre, që e pagëzuan Diell. Regjisori Eduart Grishaj u baba për herë të parë me partneren e tij, Arbana Osmani.
Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, Grishaj rrëfeu se megjithëse nuk e di kur do ta bëjnë dasmën, e ka të qartë vendin ku do të mbahet. “Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet te gjërat e bukura”, tregoi ai.
Gjithashtu, regjisori rrëfeu si e kishte përjetuar lajmin e shtatzënisë dhe më pas tregoi arsyen pse bebit do t’i vendosnin një emër tipik shqiptar.
“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas, me kalimin e kohës, kthehet çdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse s’i more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha”, tha regjisori gjatë kohës që ata prisnin të lindte bebi. Ata kanë vite që bashkëjetojnë dhe shpesh postojnë video nga hobi i tyre i njëjtë, gatimi



