Alfred Cako: ‘Kosta Trebicka është vr.arë, nuk ka pësuar aksident’

Konspiracionisti Alfred Cako ka ngritur aludime të forta për Kosta Trebickën, biznesmenin që humbi jetën në kushte të paqarta më 12 shtator 2008-ës, teksa kishte shkuar për gjueti në Voskopojë.

Cako e lidhi humbjen e jetës së Trebickës me tra.gjedinë e Gërdecit, ndërsa deklaroi se biznesmeni është vr.arë. Ai deklaroi në “Rrethi Katror” se këtë gjë ia kanë pohuar ish-punonjës të SHIK-ut.

Kosta Trebicka është vr.arë, nuk ka pësuar aksident. Dhe ka njerëz që kanë vajtur dhe e kanë parë, me të cilët unë kam komunikuar dhe që sot janë larguar nga Shqipëria dhe kanë qenë punonjës të SHIK-ut, edhe kanë bërë denoncim në SHIK që është vrarë dhe janë përndjekur dhe janë larguar nga Shqipëria vetëm për këtë deklaratë”, tha konspiracionisti./Tch