




Aksioni i Policisë, në AZHB, Istog, Lipjan e vende tjera, ka përfunduar me arrestime dhe konfiskimin e dy çantave me para.




Policia e Kosovës ka nisur një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aty janë arrestuar katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Aksioni ka vazhduar edhe në katër komuna tjera.
Deri më tani janë të arrestuar 12 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Bujqësisë dhe që Policia e Kosovës ka filluar bastisjen e pronave e të arrestuarve.
Të arrestuarit deri më tani janë: H.M, K.Z, A.N, S.SH, L.S, S.S, D,A, B.N, P.K, SH.K, A.U, K.S.
Gjatë bastisjes së sotme, janë konfiskuar edhe dy çanta me para, gjë për të cilën reagoi edhe Ehat Miftaraj përmes një postimi duke thënë se në këtë aksion duket se janë konfiskuar dy valixhe me para, teksa ka lavdëruar prokurorin e rastit Rafet Halimin dhe zyrtarët policorë që kanë marr pjesë në këtë aksion.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ka zhvilluar sot një aksion edhe në Komunën e Lipjanit dhe atë të Istogut, si dhe në AZHB.
Mediat lokale raportojnë se tashmë njësia speciale e ka rrethuar objektin e Komunës në Istog.
Kryetari i Komunës ka thënë se aksioni ka ndodhë nga niveli qendror dhe nuk ka më shumë detaje.
“Polica e ka kry punën e vet, nuk kam ndonjë koment. Kjo ka ndodhë prej nivelit qendror”, ka thënë Rugova.
Njësia Speciale është parë edhe në afërsi të objektit të Komunës së Lipjanit, mirëpo tani policia është larguar nga aty ka deklaruar një zyrtar i komunës.
“Tani më nuk jemi duke parë policë në komunës”, tha ky zyrtar i komunës.
Policia po zhvillon aksion në disa komuna të Kosovës.
Policia e Kosovës mëngjesin e ditës së sotme ka konfirmuar se është duke mbajtur aksion te Ministria e Bujqësisë por edhe në disa komuna.



