
Një histori aspak e zakonte ishte ajo e sotmja në rubrikën “Shihemi në gjyq” në E diela Shqiptare në Tv Klan.




Fatimja kishte thirrur vajzën e saj, Sonilën, pasi kjo e fundit ka 23 vite që është në një marrëdhënie me një burrë të martuar me të cilin kanë dhe një fëmijë, por që Gëzimi nuk pranon ti japë atësinë, pasi nuk e lë bashkëshortja dhe dy vajzat.
Juristja Eni Çobani, tregoi se ka biseduar disa herë me Gëzimin dhe ai i kishte thënë se do merrte pjesë në seancën e ndërmjetësimit




Juristja Eni Çobani, tregoi se ka biseduar disa herë me Gëzimin dhe ai i kishte thënë se do merrte pjesë në seancën e ndërmjetësimit.
“Gëzimi është telefonuar disa herë nga unë dhe i është kërkuar të marrë pjesë në këtë seancë dhe deri në këto momente që ne flasim ai ka premtuar që do vijë. Çudia dhe habia ime ishte që kjo fjalë nuk u mbajt. Brenda vetes dy shoja që do të vinte, por megjithatë besova në fjalën që më tha në telefonatë kur e pyeta: Gëzim ju e njihni djalin, si djalin tuaj? Zonja, Eni djali është i imi. E pyeta pse nuk e pranoni përpara organit kompetent që djali është tuaj dhe të regjistrohet me atësinë tuja? Jo, tha se unë kam një pengesë nga familja im, nuk e pranon këtë fëmijë në trungun tim familjar, përndryshe do ndaj bashkëshorten.



