Shqipëria po bëhet / Qeveria “zgjidh thesin”, 120 milionë euro për rrugët. Të gjitha projektet nga Tiranë – Durrës te Ksamili

Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë javë procedurat për 10 kontrata rrugësh, ku një pjesë e mirë janë lote të të njëjtit projekt. Fondi limit total për këto procedura është 12.3 miliardë lekë, apo rreth 120 milionë euro.

Por cilat janë në fakt projektet për të cilat janë çelur procedurat të mërkurën dhe të enjten e kësaj jave?

E para është procedura që ka në objekt të saj “Rikonstruksion i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, Loti 1” me një fond limit 754 milionë lekë. Ky projekt synon rehabilitimin e plotë të një prej rrugëve me gjendjen më problematike ndër vite dhe që do të shërbejë si rrugë alternative për Durrësin.

Tre procedura të tjera lidhen me projektin Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë që aktualisht është duke u punuar në lotet 1-4 teksa tashmë janë hapur procedurat për lotin 5 me një fond limit 2.49 miliardë lekë, loti 6 me fond limit 2.48 miliardë lekë, loti 7 me fond limit 2.47 miliardë lekë dhe loti 8 me 2.49 miliardë lekë.

Një tjetër projekt i rëndësishëm, për të cilin është folur edhe më herët, është zgjerimi i Tiranë-Durrës. ARRSH çeli tenderin për dy faza të kësaj rruge ku për procedurën Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës (Faza I) është vendosur një fond limit 1.66 miliardë lekë dhe po kaq edhe për fazën e dytë.

Një tjetër projekt është ai për rrugën Berat-Ballaban loti i parë me një fond limit 1.9 miliardë lekësh dhe loti i dytë me një fond limit 2.25 miliardë lekë që parashikohet të mbulojnë ndërtimin e kësaj rruge që është bërë shpesh objekt premtimesh politike.

Projekti i fundit shtrihet në Jug të vendit dhe lidhet me zgjerimin e rrugës së Ksamilit për të cilin është parashikuar një fond limit 1.66 miliard lekë.

Për të gjitha procedurat, mbyllja e afatit për dorëzimin e ofertave nga ana e operatorëve të interesuar është lënë data 8 maj 2024.

Related Posts

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori i humorit Besjan…

Nokaut më të rrezikshëm vështirë se keni parë ndonjëherë. Luftëtari shqiptar, Asdren Gashi me goditje shkatërruese…

Luftëtari shqiptar, Asdren Gashi me goditje shkatërruese… ShpërndajeniShpërndajeniNa pëlqniRuaje Post Views: 5,087

Shqipëria një superfuqi?! ”National Geographic”: Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën

Zbulimi i gazit të hidrogjenit duket me një rëndësi thelbësore për vitet që do të vijnë, shruan prestigjozja National Geographic e cila i ka kushtuar një artikull…

Dy këngëtaret e famshme labe: Fatkeqësi që kemi lindur në Jug, Shqipëria e Mesme i hedh lekët me fshesë

Dy këngëtaret e muzikës popullore labe, Paro dhe Merushe Xhihani kanë realizuar së fundmi një bashkëpunim me titull “Goja motër të më kishe thënë”. Të ftuara, në…

Si kurrë më parë, edhe Statuja e Lirisë ‘dridhet’ nga tërmeti që goditi New Yorkun/ Video në lajm ⬇️

Si kurrë më parë, Statuja e Lirisë në New York ka përjetuar lëkundjet, të cilat janë kapur edhe nga kamerat gjatë tërmetit 4.8 ballë. Kujtojmë se statuja…

Sondazhi/ Shqiptarët e Shqipërisë e duan “bashkimin kombëtar”, deri sa një numër i madh i kosovarëve nuk e duan atë!

Këtë të premte Barometri në Euronews Albania sjell mendimin e qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, për çështjen e Bashkimit Kombëtar. Në këtë studim të realizuar për herë…

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial