Ari që Zogu la në Bankën e Shqipërisë, 83 vite më parë! Cili është fati i vërtetë i tij? Lexo më tepër

…Meraku kryesor i Mbretit në ditën fatale të 7 prillit 1939, ishte si të shpëtonte familjen e tij. Mbretëresha dhe djali i saj dy ditësh një orë e gjysmë para pushtimit u nisën me një karvan makinash përmes malesh drejt kufirit grek.

Zogu mandej transmetoi një mesazh për popullin e tij, duke i kërkuar të vazhdonte të luftonte, por të paktë ishin ata që kishin radio ndaj dhe të paktë ishin ata që e dëgjuan thirrjen e tij. Përpjekja e tij përfundimtare, për të biseduar me italianët qe krejt e kotë, ndaj dhe ai, mandej mori vendimin fatal, të ndjekë gruan e tij në arrati.

Duket se pamundësia për të bërë luftë guerile në male bëri që Mbreti të zgjidhte largimin nga Shqipëria, sa më shpejt të ishte e mundur.

Para se të linte pallatin, ai shkoi krejt i vetëm drejt kasafortës gjigante në zyrën e tij dhe mbushi një mori arkash me napoleona floriri.

Sipas raporteve të asaj kohe të “Forin Ofisit” britanik, kjo shumë llogaritej në rreth 50 mijë lira stërlina, gjithçka që kishte mbetur nga pasuria personale e tij, e krijuar nga shitja e pronave të familjes në disa vite.

Me një shpurë të anëtarëve të qeverisë, më shumë se pesëqind oficerë të komandës së lartë, bashkiakë dhe këshilltarë – gjithsej rreth dymijë vetë, mbreti kaloi kufirin dhe hyri në Greqi. Ai nuk do të shkelte kurrë më në tokën shqiptare.

Historiani Erald Kapri, bashkëngjitur një dokumenti arkivor, zbulon Shqipëria ka rezervë valutore në ar, 2.5 ton në total, që ruhet në Londër, prej 77 vitesh.

Ai shkruan më tej, se këtë këtë pasuri e krijoi Mbretëria Shqiptare dhe Mbreti Zog dhe se, ky kapital i Bankës Shqiptare ruhej në Romë, fillimisht e pas vitit 1943, u konfiskua nga gjermanët, u gjet më vonë nga britanikët dhe prej asaj kohe, u vendos në Londër.

“Me pak fjalë, Shqipëria ka sot, të njëjtën sasi ari që, Mbreti Zog la në Bankën e Shqipërisë, 83 vite më parë”, – shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Në Bankën e Shqipërisë, nuk ka një gram ar. Për kuriozitet, Shqipëria ka rezervë valutore në ar 2.5 ton në total. Kjo sasi ndodhet në Londër, prej 77 vitesh dhe këtë pasuri e krijoi Mbretëria Shqiptare dhe Mbreti Zog.

Ky kapital i Bankës Shqiptare ruhej në Romë. Pas vitit 1943, ai u konfiskua nga gjermanët e më pas, u gjet nga britanikët. U vendos në Londër dhe prej atëherë, nuk ka lëvizur. Britanikët e konfiskuan këtë sasi të konsiderueshme ari, pas incidentit në Kanalin e Korfuzit. Vetëm pas viteve 1990, Shqipëria arriti një marrëveshje me britanikët, të cilët e çliruan arin shqiptar.

Por, vlera e lartë e transportit dhe e sigurimit të kësaj sasie, bëri që Shqipëria ta mbante gjithë kohës në Londër. Dhe më mirë kështu. Me pak fjalë, Shqipëria ka sot, të njëjtën sasi ari që Mbreti Zog la në Bankën e Shqipërisë, 83 vite më parë. Për më shumë, lexoni librat e historisë sesi u vodh floriri nga Zogu – shkruan Kapri.

Related Posts

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori i humorit Besjan…

Nokaut më të rrezikshëm vështirë se keni parë ndonjëherë. Luftëtari shqiptar, Asdren Gashi me goditje shkatërruese…

Luftëtari shqiptar, Asdren Gashi me goditje shkatërruese… ShpërndajeniShpërndajeniNa pëlqniRuaje Post Views: 5,188

Shqipëria një superfuqi?! ”National Geographic”: Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën

Zbulimi i gazit të hidrogjenit duket me një rëndësi thelbësore për vitet që do të vijnë, shruan prestigjozja National Geographic e cila i ka kushtuar një artikull…

Dy këngëtaret e famshme labe: Fatkeqësi që kemi lindur në Jug, Shqipëria e Mesme i hedh lekët me fshesë

Dy këngëtaret e muzikës popullore labe, Paro dhe Merushe Xhihani kanë realizuar së fundmi një bashkëpunim me titull “Goja motër të më kishe thënë”. Të ftuara, në…

Si kurrë më parë, edhe Statuja e Lirisë ‘dridhet’ nga tërmeti që goditi New Yorkun/ Video në lajm ⬇️

Si kurrë më parë, Statuja e Lirisë në New York ka përjetuar lëkundjet, të cilat janë kapur edhe nga kamerat gjatë tërmetit 4.8 ballë. Kujtojmë se statuja…

Shqipëria po bëhet / Qeveria “zgjidh thesin”, 120 milionë euro për rrugët. Të gjitha projektet nga Tiranë – Durrës te Ksamili

Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë javë procedurat për 10 kontrata rrugësh, ku një pjesë e mirë janë lote të të njëjtit projekt. Fondi limit total për këto…

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial