Kuptimi i kodit të fshehtë të përkrenares së Skënderbeut

Përkrenarja e Skënderbeut është bërë tani pjesë e pandashme e heroit, aq organike sa nuk ka figurë historike që mund të krahasohet. Ajo merr vlera studimore edhe për shkak të varfërisë së relikeve që e shoqërojnë figurën e Gjergj Kastriotit. Sot ne kemi mundësi të reflektojmë ndryshe për të gjithë kulturën zyrtare shqipëtare ku historizimi i vlerave esenciale të personaliteteve dhe të gjuhës sonë është shpesh një arritje antikombëtare e bërë nga mjerimi ideollogjik i profesorëve rrogtarë. Rakitizmi kultural i historianëve zyrtarë sot në të gjithë botën është pengesë për zgjidhjen e shumë enigmave të së kaluarës. Antikja dhe e vjetra po bëhen më enigmatike se kurrë nga kultura alternative që po trondit dogmat e katedrave universitare me materiale të mbajtur sekret më parë.

Të mos mjaftohemi kurrë me aq sa dimë për të shkuarën e për më tepër për figurat mitike si Skënderbeu. Madhështia e tyre, përfshin plane të dukshme e të padukshme, nganjëherë misterioze sepse pemët madhështore i largojnë rrënjët dhe i fshehin aq larg sa mendësia e një lulelakre nuk mund t’i imagjinojë. Nuk është meritë e jona asnjë zbulim i ri mbi Skënderbeun, por e dritës që ai ka rrezatuar e vazhdon të rrezatojë për të plotësuar madhështinë e tij të pa kuptuar plotësisht edhe shpesh të përfolur nga plebejt e historisë. Historianët që kanë kontribuar deri tani në njohjen dhe modelimin e figurës së Skënderbeut vijnë nga fusha të ndryshme por me bazë të njëjtë, që është rikrijimi nëpërmjet fakteve i një realiteti sa më konkret informativ mbi të. Pra, ata mund ta rikrijojnë realitetin mbi Skënderbeut për aq sa kuptojnë për reale, për aq sa ne dimë për këtë botë ku jetojmë. Historiani profesionist kërkon të hetojë të shkuarën me mendjen e tij të përshpejtuar moderne, pa kuptuar se historinë e kanë krijuar njerëz mbi nivelin mendor të tij. Historinë nuk e kanë bërë studiuesit e historisë, por ato që zotëronin mistere dhe të vërteta që nuk mund ti përballojë dot historiani. Këtu do të përmendim faktin që pikërisht për historinë ato nuk preokupoheshin fare duke e konsideruar si fushë ku nuk mund të transmetohen mesazhe të dobishme. Misteri ishte dija e tyre e përcjellur në kode pikërisht që kureshtarë si profesorët e sotëm të mos e profanizonin e ta deformonin. Sekreti ishte mënyra e tyre për komunikim sepse për të kuptuar të vërtetën kozmike duhet një përgatitje gati mbi njerëzore. Mjafton të mendojmë se sot në erën e informacionit, opinioni publik di shumë pak për mekanizmat e vërtetë që lëvizin botën e sotme për mos thënë që ka mekanizma të krijuar me qëllim që ta devijojnë e ta gënjejnë atë. Sa zhgënjyese është ideja se ajo që manifestohet, është e vërtetë aq më tepër kur flitet për të vërteta historike. Historisë i mbetet vetëm pluhuri i ngjarjeve, hiri i asaj që ishte dhe t’i besosh ose të mjaftohesh me historinë zyrtare, pozitiviste, do të thotë ta marrësh hirin për dru të padjegur. Sa e mjeruar duket arroganca e historianit materialist shqiptar që transformon misterin e jetës në fakt historik të përshtatshëm për teoritë e tij ideologjike.

Sot ekziston një okultizëm teknologjik, okultizëm bankar dhe monopolizëm shkencor, ky është misteri i kohës sonë moderne. Në Mesjetë dhe në Rilindjen Europiane ekzistonte një mister tjetër, ai i mistikëve, tempullarëve, alkimistëve dhe i ndërtuesve të katedraleve. Kjo botë u rrezikua nga dyndjet osmane dhe Gjergj Kastrioti, si fisnik i asaj kohe, rrjedhimisht i ndërgjegjshëm për vlerat e saj, e mbrojti me vetëdije këtë kulturë. Po të përdorim një llogjikë tjetër ultra historike ai ishte nga të fundit tempullarë, ishte pjesë e atij organizimi gjigand evropian i mjeshtrave që nuk njohin kohën, i dijes mistike të alkimistëve ku edhe fisnikët shqiptarë të mesjetës mund të kenë pasur përvojat e tyre jo më pak inferiore se ato evropiane. Familjet e princave të mesjetës njiheshin si të tillë për nivelin e kuptimit dhe ruajtjes së dijeve arkane. Princat shqiptarë të atyre kohërave bënin pjesë në zinxhirin e madh evropian. Ruajtja e sekreteve ishte një nga cilësitë e tyre prandaj gjenden pak materiale lehtësisht të kuptueshme për të gjithë.

Kjo fushë është një pjesë e historisë së Evropës mjaft e fshehtë me një llogjikë të veçantë kërkimi me vlera shumë specifike por edhe e denigruar shumë nga pozitivizmi dhe materializmi i shekujve të fundit, viktimë e të cilës janë edhe një pjesë e historianëve. Në këtë fushë mund të hyet nëpërmjet simboleve dhe gjuhës së tyre, aq e dashur për mendimtarët e asaj kohe. Ata flisnin me gjuhën e analogjisë së kodeve, stemave, që i vendosnin në veshjet e tyre, në përkrenaret e tyre, që tregonin gradën e caktuar të evoluimit në dijen, artin e madh të asaj shkence mistike mbarëevropiane, që ishte edhe faktori i vërtetë i bashkimit të asaj Evrope. Kudo që shkonte një kalorës, mbret, në rastin tonë Skënderbeu, paraqiste simbolet e tij të fisnikërisë që kishin një gjuhë universale, gjuhë e njohur nga fisnikët por jo nga masat e popullsisë. Përkrenarja ishte një objekt me funksion të tillë se praktikisht nuk mund të mbahet në kokë.

Related Posts

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori i humorit Besjan…

Nokaut më të rrezikshëm vështirë se keni parë ndonjëherë. Luftëtari shqiptar, Asdren Gashi me goditje shkatërruese…

Luftëtari shqiptar, Asdren Gashi me goditje shkatërruese… ShpërndajeniShpërndajeniNa pëlqniRuaje Post Views: 5,178

Shqipëria një superfuqi?! ”National Geographic”: Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën

Zbulimi i gazit të hidrogjenit duket me një rëndësi thelbësore për vitet që do të vijnë, shruan prestigjozja National Geographic e cila i ka kushtuar një artikull…

Dy këngëtaret e famshme labe: Fatkeqësi që kemi lindur në Jug, Shqipëria e Mesme i hedh lekët me fshesë

Dy këngëtaret e muzikës popullore labe, Paro dhe Merushe Xhihani kanë realizuar së fundmi një bashkëpunim me titull “Goja motër të më kishe thënë”. Të ftuara, në…

Si kurrë më parë, edhe Statuja e Lirisë ‘dridhet’ nga tërmeti që goditi New Yorkun/ Video në lajm ⬇️

Si kurrë më parë, Statuja e Lirisë në New York ka përjetuar lëkundjet, të cilat janë kapur edhe nga kamerat gjatë tërmetit 4.8 ballë. Kujtojmë se statuja…

Shqipëria po bëhet / Qeveria “zgjidh thesin”, 120 milionë euro për rrugët. Të gjitha projektet nga Tiranë – Durrës te Ksamili

Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë javë procedurat për 10 kontrata rrugësh, ku një pjesë e mirë janë lote të të njëjtit projekt. Fondi limit total për këto…

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial