A kishte urdhra për sulm ndaj popullatës civile në vitin 1997?! E vërteta e dokumentuar

Komisioni mendon se drejtuesit e Shtetit shqiptar, vetë Sali Berisha ka shkelur rëndë parimet bazë të politikës së sigurimit dhe mbrojtjes së vendit nëpërmjet krijimit të “rrezikut” të kërcënimit të brendshën.

‘Përveç dëmit të madh njerëzor që i solli vendit kjo veprimtari kriminale, genocidiste, ajo solli dhe vetë shkatërrimin total të ushtrisë si dhe një dëm kolosal ekonomisë me vlerë 61 mld e 405 milionë lekë të reja.

Gjithë kjo veprimtari pati si ideator,u organizua dhe u drejtua nga ish Komandenti i Përgjithshëm Sali Berisha, i cili duke bashkëpunuar e përdorur si vegla një pjesë të madhe të hierarkisë ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes, SHIK-ut, Rendit’
Por Spartak Ngjela, i cili ka kontrolluar dokumentacionin e SHIK dhe ministrisë së mbrojtjes mohon të ketë parë dokumente të tilla inkriminuese.

‘Unë nuk kam parë gjëra të tilla, e hetova dhe nuk kam parë gjë. Po të kisha do ti kisha futur në burg të gjithë, do ti kisha akuzuar për krim’ u shpreh Spartak Ngjela, Ish- kryetar i komisionit hetimor ‘97

Ajo që bën përshtypje është fakti se urdhrat e shqyrtuar nga komisioni hetimor, sot nuk gjenden në arkivën e Kuvendit. Përmes një përgjigje zyrtare ndaj interesit tonë, Kuvendi sqaron se dokumentet janë asgjësuar në vitin 2019, pasi materialet kanë humbur vlerën 20-vjeçare të ruajtjes.

Ato akte nuk gjenden as në prokurori referuar një tjetër përgjigje zyrtare. Nga Arkiva e Shtetit, nuk kemi ende një përgjigje deri në transmetimin e këtij dokumentari. Nuk dihet nëse atje mund të jenë arkivuar urdhra për angazhimin e forcave të armatosura, apo përdorimin e lëndëve helmuese në Jug gjatë vitit 1997.

‘Unë nuk di se çfarë është thënë me gojë. Unë këtu skam asnjë dokument. Vetëm u gjet një dokument që nuk ishte as mish as peshk, dmth që doli Berisha që kërkoi të mbushej policia me ushtarakë se nuk kishte policë, por jo për grusht shteti, por kjo nuk ëhstë shkelje kriminale e ligjit’ u shpreh Spartak Ngjela, ish-kryetar i komisionit hetimor ‘97

Edhe Sokol Hazizaj thotë se ai personalisht nuk kanë bërë vëzhgime në terren, por ka raportuar vetëm të dhënat e referuara nga dëshmitarët.

‘Nuk kemi shkuar që të bëjmë verifikime në terren, por janë pasqyruar me vërtetësi ato që kanë thënë dëshmitarët’ u shpreh Sokol Hazizaj, ish-anëtar i komosinit hetimor ‘97./InsideStory

Related Posts

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori i humorit Besjan…

Nokaut më të rrezikshëm vështirë se keni parë ndonjëherë. Luftëtari shqiptar, Asdren Gashi me goditje shkatërruese…

Luftëtari shqiptar, Asdren Gashi me goditje shkatërruese… ShpërndajeniShpërndajeniNa pëlqniRuaje Post Views: 5,178

Shqipëria një superfuqi?! ”National Geographic”: Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën

Zbulimi i gazit të hidrogjenit duket me një rëndësi thelbësore për vitet që do të vijnë, shruan prestigjozja National Geographic e cila i ka kushtuar një artikull…

Dy këngëtaret e famshme labe: Fatkeqësi që kemi lindur në Jug, Shqipëria e Mesme i hedh lekët me fshesë

Dy këngëtaret e muzikës popullore labe, Paro dhe Merushe Xhihani kanë realizuar së fundmi një bashkëpunim me titull “Goja motër të më kishe thënë”. Të ftuara, në…

Si kurrë më parë, edhe Statuja e Lirisë ‘dridhet’ nga tërmeti që goditi New Yorkun/ Video në lajm ⬇️

Si kurrë më parë, Statuja e Lirisë në New York ka përjetuar lëkundjet, të cilat janë kapur edhe nga kamerat gjatë tërmetit 4.8 ballë. Kujtojmë se statuja…

Shqipëria po bëhet / Qeveria “zgjidh thesin”, 120 milionë euro për rrugët. Të gjitha projektet nga Tiranë – Durrës te Ksamili

Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë javë procedurat për 10 kontrata rrugësh, ku një pjesë e mirë janë lote të të njëjtit projekt. Fondi limit total për këto…

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial